Tensionet në rritje: Rusia ndalon mallrat turke, dëbon 39 biznesmenë

Pas rrëzimit të avionit rus, tensionet mes Turqisë dhe Rusisë po rriten edhe më tej. Sot Rusia ka arrestuar dhe më pas ka deportuar 39 biznesmenë turq në qytetin rus Krasnodar, me akuzën se ata kishin gënjyer për qëllimin e vizitës.

Biznesmenët turq kishin deklaruar se po vizitonin Rusinë si turistë, por ndërkohë sipas autoriteteve ruse, ata ishin nisur për një panair agrikulture.

Gjatë ditës së sotme, Rusia ka njoftuar bllokimin e tregtisë me Turqinë. Presidenti rus Putin, u ka thënë qytetarëve se, paratë që ju përdorni për të blerë perime turke shkojnë për financim të ISIS dhe blihen raketa për të goditur djemtë tanë në Siri.

“Paratë që iu përdorni për te blerë zarzavatet turke shkojnë për financimin e ISIS”,- ka thënë Putin

Nga ana tjetër presidenti turk Erdogan, u shpreh se është Rusia ajo që lufton forcat opozitare në Siri, për të mbështetur ISIS.

Rusia akuzoi dje Turqinë se blen naftë nga ISIS duke i financuar ata.

Erdogan kundërsulmoi sot duke thënë se është Rusia në fakt që po mbështet ISIS. Një retorikë e dobët për të shmangur përgjegjësitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button