Aliji: Shqiptarët gjithmonë vetëfinancojnë projekte

Në vendbanimet shqiptare deri më tani gjithçka që është ndërtuar është ndërtuar me vetëfinancim, ndërsa nëse numëron projektet ato nuk kushtojnë as sa tualetet në teatrin e vjetër. Kshtu ka deklaruar deputeti I PDSH-së Gazmend Aliji gjatë debatit të sotëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2013 në komisionin për financim dhe buxhet.

 “ Deri më tani në vendin ku un jetoj kemi paguar dy herë për ujësjellësin. A ende të paguaj për këto lloj objekte? Atëherë për çka harxhohen paratë e shqiptarëve që grumbullohen në Buxhet.Vetëm për “Shkupi 2014” janë harxhuar qindra mijëra euro. Të marrim vetëm tualetet e tetarit të vjetër që kushtojnë me mijëra euro. Këto të holla i mbulojnë të gjitha projektet që kjo qeveri deri më tani i ka financuar në vendbanimet shqiptare. Për këtë shkak nuk ka të holla për ndërtimin e rrjetit rrugor Tearcë, Kërçovë dhe Dibër, tha Aliji.

Deputetët e PDSH-së sot kanë mbrojtur 57 amendamentet e dorëzuar për rebalancin e buxhetit për vitin 2013, të cilët kryesisht kanë të bëjnë me ndërtimin e  rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësve etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button