Përfaqësues të Kishës Ortodokse vizitojnë Myftinin e Dibrës me rastin e Kurban Bajramit

Përfaqësuesve të  Kishës ortodokse kanë vizituar  e Dibrës me rastin e Kurban Bajramit, urimet dhe vizitat e ndërsjella janë traditë shekullore në qytetin e Dibrës me rastin e festave të shumta islame dhe krishtere.

Me këtë rast imami Orhan Zengo duke falënderuar këtë gjest tha : ,”Ardhja e përfaqësuesve të kishës ortodokse është respekt  dhe mirënjohje për besimtarët islam, ky festim në Dibër  është një argument i fortë  për bashkëjetesën ndër fetare  dhe ndërnacionale, është fryma më e fuqishme dhe jep një apel për qytetet e tjera  të cilat mund të marrin një mësim nga ky qytet i vogël si  Dibra,, nënvizoi Zengo. 

 Sipas tij, bashkëjetesa nder fetare dhe ndërnacionale vjen nga respekti për njëri tjetrin , dashuria ndaj njëri tjetrit dhe  nga të drejtat e barabarta . Nëse një shoqëri do të donte të jetonte në mirëqenie dhe të bëhej një shoqëri me prosperitet nuk do ta arrinte këtë nëse nuk respektohet feja dhe njeriu, theksoi Zengo.

Ndërkaq i pari i Kishës Ortodokse në Dibër, Bllagoja Spirovski duke uruar festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve islam potencoi se , “Dita e Kurban Bajramit është dita e paqes, solidaritet, dita e bashkimit të të gjithë njerëzve, pa dallim feje dhe nacionaliteti. Prania jonë në Myftini është shembull për shtetin, për vendin tonë. Bbashkëjetesa jonë secilën ditë shtohet dhe zhvillohet, dashuria ndaj njëri tjetrit është e madhe dhe kjo ndodh vetëm në Dibër. Dëshiroj që ne të parët e Shtëpive të Zotit, të xhamive dhe kishave, të jemi shembull për gjeneratat e reja, të kontribuojmë  për respektin mes etniteteve në jetën e përditshme , mirëkuptimin tone, sepse jemi një familje e madhe dhe e do të mbetemi përherë unik”.

Kryetari I komunës së Dibrës Ruzhdi Lata gjatë këtij takimi nënvizoi : “Festa e Kurban Bajramit festohet përherë bashkë, mes Myftinisë, Kishës dhe pushtetit vendor. Kjo është  traditë dibrane  shëmbëlltyrë që duhet të respektohet gjithkund dhe njëherë e përgjithmonë duhet të vetëdijesohemi  dhe të marrim shembull  te vendet e tjera  që festojnë bashkërisht festat islame dhe krishtere, si në Dizelldorf, Hamburg,NJu Xherzi, Bruklin, Staten-Island, në Vienë dhe gjithkund në botë. Kjo do të thotë se   nëse verbalisht mendojmë shkuarjen në Evropë, ne në Dibër si Komunë dhe bashkësi fetare këta norma I kemi realizuar por edhe i kemi traditë dibrane, tha Lata. Në Dibër ka shqiptarë, maqedonas, turq etj por  ajo që është artribut i yni është se  ne i njohim të gjithë si qytetar të këtij qyteti, pa marrë parasysh përkatësinë fetare  dhe nacionale”.

Lajme të ngjashme

Back to top button