Shkollat në Gostivar janë gati me ngrohjen për sezonin e dimrit

Nga data 15 tetor ka filluar sezoni për përdorimin e nxehmjes nëpër çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme me çka këto institucione publike janë të obliguara të fillojnë me ngrohjen e ambienteve deri me datë 15 prill. 

Komuna e Gostivarit si themeluese e tyre, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme  për furnizimin e këtyre institucioneve me lëndë djegëse në varësi të asaj se çka përdorin si lëndë djegëse, dru apo naftë. 

“Në këtë drejtim nuk është vërejtur ndonjë problem i theksuar, procedurat e tenderimit kanë përfunduar në kohë, furnizimi i shkollave me dru si lëndë djegëse është ka fundi, ndërsa në vijim e sipër është furnizimi i shkollave me naftë”,thuhet në kominikaten e Komunës së Gostivarit. 

Sektori i Arsimit i Komunës së Gostivarit, fillimisht ka vizituar shkollat dhe është njoftuar nga drejtuesit e tyre me gjendjen në sistemet e nxehmjeve qendrore nëpër institucionet e tyre.
Në shumicën e shkollave janë në gjendje të rregullt dhe nuk është evidentuar ndonjë defekt teknik, ndërsa në disa shkolla, krahas investimeve tjera, është intervenuar në sanimin e sistemeve të nxehmjes me qëllim të rritjes së efikasitetit të tyre.

Intervenime të tilla ka pasur në sistemin e nxehmjes qendrore në  SH.M.T.K “Gostivar”, në SH.M.K “Gostivar” së bashku me paralelet e mjekësisë dhe në SH.F “Faik Konica” në Fshatin Debresh. 

Lajme të ngjashme

Back to top button