Samiti Brdo–Brion, Ivanov: meritojmë të jemi pjesë e NATO-s

Sfidat globale, paqja dhe siguria në rajon, si dhe zgjerimi i BE-së dhe NATO-s kanë qenë tema kyçe të Samitit të liderëve të shteteve rajonale të procesit Brdo– Brion. Me këtë rast kryetari i vendit, Gjorge Ivanov,  ka thënë se  integrimi sa më i shpejtë i Maqedonisë dhe vendeve ballkanike në strukturat euroatlantike siguron çelësin e sigurisë rajonale. Lidhur me integrimit e Maqedonisë në NATO, Ivanov ka përsëritur se vendi meriton të jetë anëtare fuqiplote e NATO-s, njofton RTVM2.

I ftuari special, zëvendëspresidenti i ShBA-ve, Joe Biden, duke përcjellë mesazhin e presidentit amerikan, Barak Obama, ka thënë se ShBA–të asnjëherë nuk e kanë lëshuar nga dora Ballkanin.Është e nevojshme që i tërë rajoni të integrohet në NATO, ka thënë Biden.

Në këtë samit morën pjesë figura të njohura ndërkombëtare, si dhe kryetarët e vendeve të rajonit, me ç’rast nënshkruan edhe deklaratën për strategji të përbashkët për vizionit evropian, e cila siguron bashkëpunimin e vendeve rajonale në drejtim të përforcimit të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies në Evropën Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button