Veliçkovski-Rama: Bashkëpunim rajonal përmes projekteve dhe veprave praktike

“Bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm fazë, e cila duhet të përdoret, por ne këmbëngulim që gjithë këtë ta shndërrojmë në vepër, përmes projekteve praktikë”, theksoi shefi i SHM i ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski, pas takimit të sotëm me komandantin të Forca të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral-nënkolineli Rrahman Rama, i cili është për vizitë zyrtare në ARM.

Në takim Veliçkovski dhe Rama kanë biseduar për transformimin e ARM-së, për përvojat nga misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, si dhe për bashkëpunimin në arsi, me ç’rast është theksuar se kadetët nga FSK-ja shkollohen në Akademinë ushtarake në Shkup, ndërsa arsimimin që do ta fitojnë, konsiderojnë ata, do të kontribuojë në bashkëpunimin rajonal.

Poligoni i armatës Krivollak, shtoi shefi i SHM të ARM-së është i hapur për aktivistë të FSK-së dhe meqë bashkëpunimi gjithmonë është rrugë dyfishtë, pres se nga ana e FSK-së do të ftohemi të jemi pjesëmarrës në trajnimin në Qendrën e saj për kërkim dhe shpëtim që do të formohet në kuadër të FSK-së.

Komandanti i FSK-së theksoi se është biseduar edhe për mundësinë për bashkëpunim në fushën e mjekësisë dhe kampin për trajnim të kadetëve, por edhe për zgjerimin në të ardhme të bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë.

“Është mirë që të jemi pjesë e të gjitha nismave ndërkombëtare sepse Kosova nga aspekti gjeografik është shumë afër dhe është mirë që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore”, theksoi gjenerali Rama.

Gjatë qëndrimit në SHM të ARM-së, gjenerali Rama do të takohet edhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ilmi Selami. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button