Për 24 orë në Shkup nëntë aksidente, katër persona janë lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit policia e komunikacionit ka kryer kontroll të  gjithsej nëntë aksidenteve.

Prej tyre pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe tre janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër persona, prej të cilëve një shofer i automjetit motorik , dy bashkëudhëtarë dhe një këmbësor.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të lëndimeve trupore rreth orës 15 e 30 minuta në udhëkryqin e rrugës “Gjorçe Petrov” dhe rruga e servisit. Në aksident kanë marrë pjesë automjeti motorik “honda xhet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një qytetar i Shkupit dhe një këmbësor. Pas aksidentit këmbësori me automjetin e pjesëmarrësit është dërguar në SPQ “8 Shtatori” ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në SH.F. “Kuzman Shapkarev” e cila gjendet në Draçevë në rajonin e komunës së Kisella Vodës me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.

Në arenën sportive “Boris Trajkovski” grupi anglez White Snaik sot do të mbajë koncert. Me qëllim të zhvillimit të sigurisë dhe pa pengesa të këtij manifestimi muzikor dhe të komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale edhe rikahëzim të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button