NATO mbështetë integritetin territorial të Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka ofruar mbështetje për Ankaranë, pasi Turqia ka rrëzuar sot një aeroplan ushtarak rus, pranë kufirit sirian dhe ka hedhur poshtë çdo sugjerim se incidenti ka ndodhur jashtë kufijve të Turqisë, transmeton REL.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë mundësi që avioni të jetë qëlluar brenda Sirisë, Stoltenberg tha: “Vlerësimet e aleatëve që ne i kemi janë në përputhje me informacionin që e kemi nga Turqia,” tha ai në një konferencë shtypi.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë në NATO”, tha Stoltenberg.

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj rrëzuan sot një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rusia ka thënë se aeroplani, që është rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button