Mogerini: Të shmanget tensioni në marrëdhëniet Rusi – Turqi

Nevojitet të shmanget eskalimi i tensioneve në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit të bombarduesit rus Sy-24 në Siri, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

“Bisedova me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe nevojitet të shmanget eskalimi midis Turqisë dhe Rusisë”, theksoi Mogerini.

Presidenti rus Vlladimri Putin deklaroi se aeroplani është rrëzuar nga raketa ajër-ajër e gjuajtur nga aeroplani turk gjuajtës F-16. Sipas tij, aeroplani në momentin e sulmit ishte në lartësi prej 6.000 metrave dhe ishte në një kilometër nga kufiri turk.

Ai e vlerësoi incidentin si “thikë në shpinën e Rusisë nga ana e bashkëpunëtorëve të terroristëve”. Putini theksoi se sulmi do të ketë pasoja serioze ndaj marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shtatmadhoria turke megjithatë, nga ana e saj pohon se aeroplani trus e ka prishur hapësirën ajrore të vendit dhe në kuadër të rregullave dy aeroplanë turq F-16 janë përgjigjur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button