Banka Botërore fınancon 32 milionë euro për shëndetesinë e Shqipërisë

Me pjesëmarjen e përfaqesueses së Bankës Botërore (BB) në Shqipëri, Tahseen Sayed dhe ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë, Ilir Beqaj, në Ministrinë e Shëndetësisë u prezantua  projekti “Përmirësimi i sistemit të shëndetësisë në Shqipëri”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e saj Tahseen Sayed deklaroi se ky projekt prej 32 milionë eurosh, i cili do të zgjasë 5 vjet e gjysmë është shumë i rëndësishëm për të përmirësuar sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Ajo në fjalën e saj u shpreh ndër të tjera se objektivi i projektit është përmirësimi jetës së cdo njeriu në Shqipëri.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit në fjalë u shpreh se Banka Botërore prej 20 vitesh financon projektet në fushën e shëndetësisë në vend.

Sipas tij, nga kjo shumë, 8 milionë euro do të shkojnë për fuqizimin e kujdesit shëndetësor në pediatri.

Objektivat e projektit janë fuqizimi i menaxhimit dhe qeverisjes për shërbimet në spitalet publike, fuqizimi i mënyrave të financimit në shëndetësi dhe fuqizimi i sistemeve të informacionit për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button