Rriten tensionet në Bregun Perëndimor, 10 palestinezë të plagosur

10 palestinezë janë plagosur në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor i cili gjendet nën okupimin izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë e Palestinës u theksua se në përleshjet e ndodhura në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor mes civilëve palestinez dhe ushtarëve izraelit janë përdorur plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës nga ana e ushtarëve. Si pasojë e goditjes me plumba nga ushtarët izraelitë 10 persona janë plagosur.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se gjatë ngjarjeve dhjetra palestinezë janë ndikuar nga gazi lotsjellës.

Tensionet në rajon të cilat kanë nisur me sulmet e kolonëve hebrej ndaj palestinezëve dhe bastisjeve të tyre ndaj xhamisë Al-Aksa janë përshkallëzuar. Që nga fillimi i muajit tetor 89 palestinezë janë vrarë. Ndërsa në të njëjtën periudhë 13 qytetarë izraelitë kanë humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button