Daçiç: BE-ja nuk ka qëndrim të përbashkët për lëshimin e migrantëve

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se tema për Ballkanin perëndimor momentalisht nuk është aktuale në Evropë dhe botë dhe se në konferencën në Berlin shefat e diplomacive më së shumti janë marrë me krizën e migrantëve dhe luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kur është fjala për krizën e migrantëve, Bashkimi Evropian as sot nuk doli me qëndrim të përbashkët lidhur me sjelljen e vendeve kur është fjala për kufijt. A e mbështet BE-ja mbylljen e kufijve apo qarkullimin e lirë të migrantëve? Kjo është një çësjhtje të cilën në rast të situatës kur të gjitha vendet tjera mbyllin kufijt, Maqedonia dhe Serbia do të menaxhojnë vetë”, tha Daçiç në deklaratën pas konferecës vjetore të ministrave të punëve të jashtme të Evropës Juglinodre në organizim të Institutit Gjerman “Aspen”, në të cilën mori pjesë në Berlin.

Ai përsëriti se Serbia do të mbrojë interesat e saj dhe se do të ketë sjellje të civilizuar ndaj migrantëve, por se nuk mund të lejojë “që Serbia të shndërrohet në qendër tubimi për migrantët të cilët nuk do të mund të shkojnë në Evropën Perëndimore”.

Ai shtoi se gjatë konferencës është debatuar edhe për integrimin evropian dhe se ka pasur polemika energjike.

“Doemos duhej të reagoja ndaj fjalimit të Hashim Thaçit dhe Ditmir Bushatit të cilët sulmuan Serbinë për shkak të, siç thanë ata, fushatës agresive kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Reagova për atë që konsideroj se Kosova fillimisht duhej të vendoste nëse fare dëshiron të zbatojë marrëveshjet e Brukselit të cilat i arritëm atje, sepse pezullimi i marrëveshjes së Brukselit nuk ekziston si mundësi. Ky është një anashkalim i detyrimeve që jemi marrë vesh në prani të bashkësisë ndërkombëtare dhe pikërisht është kjo që destabilizon gjendjen në rajon”, tha Daçiç.

Ai bëri të ditur se Serbia qartazi është përgjigjur se nuk ka zhvilluar kurrfarë fushate agresive, por vetëm ka treguar për situatën kundërligjore, gjegjësisht se “Kosova pa marrëveshje me Serbinë dëshiron të bëhet anëtare e organizatave të ndëryshme ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë të hyjë në sistemin e Bashkimit Evropian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button