Kur pyetjet nuk meritojnë përgjigje

[Recension: A është Lenka kali i ri i Trojës së Grujos?]

“Deri te redaksia erdhën disa informata”, dhe – aq!?! Çfarë informatash erdhën në redaksi, dhe prej kujt? Nuk ka agjë nga kjo, ndërsa “redaksia pyet publikisht”“!?!

Edhe atë jo vetëm që pyet, por edhe në përgjigjet që akoma nuk kanë ardhur, vetë jep përgjigje dhe në kualifikime. Ky nuk është veprim që i pasqyron standardet profesionale gazetareske, e madje as ato të përgjithshme etike.

11182015-Dokaz-LenkaLinku deri te artikulli origjinal: A është Lenka kali i ri i Trojës së Grujos?

Data dhe koha e publikimit: 17.11.2015

Data e recensionit: 20.11.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Madje ka edhe gabime faktografike. Partia e cila paralajmërohet se do të themelohet nuk quhet “Lenka”, por “Levica”.

Pyetjet që janë parashtruar në këtë përmbajtje medatike kanë përgjigje që më parë ose në mënyrë të padyshimtë i sugjerojnë ato. Në dëm të qytetarëve që janë mbledhur rreth kësaj iniciatiaveа. Madje edhe në titull i cili është në formë të pyetjes.

Dhe nuk duhet lëshuar rastin që të theksohet, se autorët e kësaj përmbajtjeje mediatike, gazetari dhe redaktori e kanë shfrytëzuar këtë “pyetësor gazetaresk” që ta kualifikojnë edhe një iniciativë tjetër politike dhe me këtë e zbulojnë anshmërinë e tyre mediatike.

I gjithë ky tregim ka mundur të fitojë edhe një dimension tjetër sikur të gjitha këto pyetjes të dërgoheshin deri te i adresuari. Jam i sigurt se do të fitoheshin përgjigje, dhe me këtë, edhe mundësi që të publikohet një tekst profesional gazetaresk i arsyeshëm dhe parimor.

Po, me të vërtetë “publiku ka të drejtë ta dijë”, siç thuhet në fjalinë e fundit të kësaj përmbajtjeje medatike. Mirëpo, në qoftë se media duhet të jetë zëri i publikut, atëherë duhet t’i respektojë standardet e nevojshme mediatike madje edhe kur parashtron pyetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button