OKB paralajmëron Rusinë dhe vendet e tjera për civilët e vrarë në Siri

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric ka paralajmëruar Rusinë dhe vendet e tjera që ndërmarrin sulme ajrore në Siri që t’u shmangen viktimave të civilëve dhe nxitjes së migrimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të zakonshme për mediat pas një pyetjeje të gazetarit të AA-së për “sulmet e kryera në fshatrat turkmene” Dujarric duke tërhequr vëmendjen për mbrojtjen e civilëve në Siri tha se “Rusia dhe vendet e tjera që ndërmarrin operacione ajrore në Siri duhet të marrin të gjitha masat për të parandaluar humbjet e civilëve dhe për të mos dëmtuar vendbanimet e tyre”.

Ai vuri në pah se operacionet duhet të kryhen në përputhje me ligjin ndërkombëtar. “Dhuna qoftë në formën e sulmeve ajrore, qoftë në formën e operacioneve tokësore rrit rrezikun për migrime masive”, tha Dujarric.

Për shkak të sulmeve të regjimit sirian dhe të forcave ruse në ditët e fundit përreth zonës së malit turkmen civilët turkmenë kanë filluar të migrojnë dhe të strehohen në Turqi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button