Vërshimet në Gostivar lënë pasoja, fshati Turçan mbetë pa rrymë

Ekipi i TV 21 vizitoi sot fshatin “Turçan i vogël” që gjendet dy kilometra larg Gostivarit. Banorët e këtij vendi fundjavën e kaluar u tronditën nga erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut. Për pasojë, mbetën të lënduar dy persona, ndërsa u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi. Banorët e fshatit Turçan shprehen të shqetësuar se askush nga autoritetet komunale nuk u kishte ofruar ndihmë.  Për shkak të rrëzimit të shtyllave elektrike 2 ditë me radhë, banorët e këtij fshati kanë mbetur pa rrymë.

“Këtu ka dëme shumë të mëdha, askush nuk e ka marrë këtë përgjegjësi këtu. E kemi lajmëruar edhe policinë edhe krejt, por askush nuk ka ardhë të na vizitojë.  Ishte një shtyllë… prej rruge ka ra këtu. Ka dy ditë që jemi pa rrymë”.

“Prej erës madhe ka fluturuar çatia tjetër dhe ka rënë mbi çatinë time që është 100 metër katrorë dhe e ka shkatërruar atë. Askush s’ka ardhur të pyesë se çka dhe si ka ndodhë. Tash duhet vet ta bëj. Qe dy ditë s’kemi rrymë”, thonë banorët.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se banorët duhet të dëmshpërblehen pasi pushteti lokal të bëjë vlerësimin e dëmeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button