Rama vizitë treditore në Kinë

Kryeministri Edi Rama, është nisur sot për një vizitë treditore në Republikën Popullore të Kinës. Ai do të marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Sipas një njoftimi për shtyp, kryeministri Li Keqiang, do të jetë mikpritësi i takimit të liderëve të EQL-së në Suzhou, i cili ka si temë “Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri”.

Mësohet se, takimi pritet të shënojë një moment të ri në këtë bashkëpunim. Në takim do të miratohen dy dokumente, mbi të cilat do të ndërtohet një platformë bashkëpunimi në 10 fusha, si dhe të planifikohen më shumë se 10 mekanizma bashkëpunimi.

Në njoftimin për shtyp thuhet se, një takim i veçantë do të jetë edhe ai i liderëve të vendeve të EQL-së me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Gjatë kësaj vizitës, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin e Kinës Li Keqiang, në Pekin, njofton Shekulli .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button