Izraeli ndalon aktivitetet e “Lëvizjes Islamike Palestineze 1948” në universitete

Izraeli ka ndaluar aktivitetet e “Lëvizjes Islamike Palestineze 1948” në universitetet dhe fakultetet të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Arsimit të Izraelit, Naftali Bennett në deklaratën e tij me shkrim theksoi se: “Si President i Këshillit të Arsimit të Lartë  kam dhënë urdhër që tërë aktivitetet e Lëvizjes Islamike të ndalohet në universitetet dhe fakultetet e Izraelit”.

-Qeveria izraelite javën e kaluar mbylli 17 organizma të Lëvizjes Islamike, aktive në fushën e arsimit si “Lëvizja Studentore Islamike Palestineze” dhe “Ikra (Lexo)”.

Për një ndër këta institucione në fushën e arsimit “Ikra” theksohet se qëllimi është “Ti rrënjos studentëve arabë vetëdijen fetare dhe kombëtare, të sigurojë mbrojtjen e identitetit arab dhe Islam dhe të sigurojë zhvillimin kulturor në Palestinë”.

Lideri i Lëvizjes Islamike, Raid Salah kishte karakterizuar vendimin e Izraelit për ndalimin e 17 organizmave të lidhura me lëvizjen si “raciste, mizore dhe papranueshme”. Ai në deklaratën e tij me shkrim kishte theksuar: “Këto veprime të paligjshme të autoriteteve izraelite janë të papranueshme. Lëvizja Islamike, nuk do të jap dorëheqje nga asnjë e drejtë e saj, kryesisht Jerusalemi dhe al-Aksa-së të cilët janë arsyeja e formimit. Jemi të vendosur ti vazhdojmë metodat legjitime për të njoftuar në të gjithë botën mesazhin e kësaj lëvizjeje, në të cilën jam i nderuar që marrë pjesë”.

Qeveria izraelite javën e kaluar kishte marrë vendimin ti ndaloi aktivitetet e 17 organizmave të Lëvizjes Islamike të Palestinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button