Bogdanoviq padit VMRO-DPMNE-në për shpifje

Drejtori i vendparkimeve në Komunën Qendër, Sasha Bogdanoviq sot për mediat, demantoi akuzat e bëra nga VMRO-DPMNE në lidhje me rrogën e tij dhe njoftoi që ka ngritur padi penale për shpifje dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

“ Kanë kaluar 24 orë dhe mua nuk më kanë kërkuar falje për gënjeshtrat dhe manipulimet nga kordinatori i grupit të këshilltarëve dhe komitetit komunal të VMRO-DPMNE.

Sot paraqes akuzë deri të Prokuroria publike.

Lajmi ekskluziv për dyshimin mbi pagën përbën shpifje dhe përmban të dhënat personale të cilat janë nën mbrojtje të veçantë.”

Sipas Bogdanoviq, kjo është dëshmi që VMRO-DPMNE në vazhdimësi zbulon, përpunon dhe keqpërdor të dhëna personale të qytetarëve për qëllime të ndryshme, që është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Ditë më parë, nag VMRO akuzuan se Bogdanoviq merr rrogë mujore prej 2 mijë eurosh. Kurse së bashku me përgjegjësin e tij të financave, kanë marrë 42 mijë euro për një vit, përfshi këtu edhe të ardhurat shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button