Ledina Çelo paralajmëron këngën e re

Këngëtarja shqiptare e cila tash e sa kohë po jeton me familjen e saj në Gjermani, Ledina Çelo këto ditë ka nis xhirimet për këngën e re.

Përmes rrjetit social “Facebook” Çelo ka publikuar disa fotografi të realizuara gjatë xhirimeve të këngës së saj më të re, ndërsa përbri fotove ajo ka shkruar “Gjate xhirimeve të klipit të ri! Faleminderit Lili Ismaili!”.

Këngëtarja e cila është e martuar dhe ka një djalë, pak kohë më përpara pat realizuar një këngë të punuar nga Dren Abazi e cila u prit shumë mirë nga fansat e shumtë të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button