Zaev: Mos dhashtë zoti, Qeveria ta burgos Brankon

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin 24 Analiza në TV 24 ka deklaruar se në Maqedoni po vepron “familja” dhe të gjithë ata që nuk janë në këtë grup janë të ngjyrosur me një ngjyrë të verdhe dhe presin “likuidimin” e tyre.

Lideri i LSDM-së duke folur për arrestimin e Mirosllav Shipoviq ka thënë “Mos dhashtë zoti Qeveria të mendoj e ta burgos Brankon”

“Branko Cërvenkovski është ish president i Maqedonisë, ish kryeministër, absolutisht ideolog i socialdemokratëve. Ashtu si për çdo qytetar, jemi drejtpërdrejt të gatshëm të reagojmë edhe për Cërvenkovskin. Në një aksion të tillë, mos dhashtë Zoti, as që të mendojë pushteti të burgos atë. Atëherë, gjithçka humb kuptimin, pasi në shtete normale askush nuk mendon për një gjë të tillë”, ka thënë Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button