23 aksidente në Shkup, 18 persona të plagosur

Gjatë tre ditëve të fundit në qytetin e Shkupit nga policia e trafikut janë regjistruar 23 aksidenteve. Në aksidentet e trafikut janë të plagosur 18 persona.

Të premten, policia e trafikut ka inspektuar një total prej 11 aksidenteve. Nga këto, gjashtë janë me dëme materiale, dhe tre me të lënduar, ku lëndime të lehta pësuan katër persona, duke përfshirë një shofer të një makine, një pasagjer, një këmbësor dhe një çiklist.

Ndërsa në dy aksidente janë lënduar rëndë, një këmbësorë dhe një motoçiklist.

Të shtunën u regjistruan tre aksidente. Nga këto, një është me dëme materiale dhe një me lëndime e pësoi motoristi. Ndërsa nga një aksident me lëndime të rënda mbeti një pasagjer i një makine.

Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar nëntë aksidente. Nga këto, katër janë në dëme materiale, dhe tre me pasojë e të lënduarve, ku lëndime të lehta pësuan dy këmbësorë dhe një pasagjer në autobus.

Ka pasur edhe dy aksidente tjera me pasojë e lëndimeve të rënda trupore që morën shoferi i një makine, një pasagjer dhe një këmbësor, dhe me lëndime të lehta një shofer i një makine dhe dy pasagjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button