Për Daçiqin frustuese që “çdo gjë fillon dhe përfundon me Kosovën”

Kryeministri serb ka deklaruar se nuk është kontestues normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, por se askush nuk mund të presë nga Serbia që ta ndryshojë qëndrimin për statusin e Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen e Beogradit “Novosti”, siç transmeton qik-u, Daçiq ka thënë se në biseda me përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kurrë nuk ka qenë temë kërkesa që Serbia para hyrjes në BE të nënshkruajë një traktat për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

“Për mua është shumë frustruese që çdo gjë fillon dhe përfundon me Kosovën. Ajo është një territor i posaçëm në bazë të Rezolutës 1244, por ne nuk e konsiderojmë shtet. E pranoj se ne ecim nëpër tehun e zhiletit – shkojmë mes nevojës për eurointegrime dhe nevojës për mbrojtjen e interesave kombëtare”, ka thënë Daçiq.

Ai ka kritikuar autoritetet e Kosovës se nuk i kanë kryer detyrimet e tyre, duke përfshirë edhe listat zgjedhore dhe ka vlerësuar se Prishtina dëshiron që në zgjedhje të fitojnë, siç është shprehurai, “serbët lojalë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button