Komisioni Evropian do të prezantoje raportin për progresin e Maqedonisë

Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle gjatë ditës së sotme në ora 14:30 në godinën e BE-së në Bruksel, do të  publikojë raportet e progresit të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencial për tu integruar në BE.

Fyle do të kumtojë sot se Maqedonia për të pestën herë me radhë  i plotëson  kushtet për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht do ti rekomandohet Këshillit të Evropës që t’i lejojë Maqedonisë që të përparojë në proceset euro integrues.
Ajo që tani më është e njohur, përveç rekomandimit, Komisioni Evropian në dy raste do të përmend mbiemrin “Makedonski”, të cilën para dy viteve nuk e kishte aspak. Përveç lëvdatave për gjendjen ekonomike dhe kritereve  politike nga ana e Maqedonisë, do të kërkohet edhe  vendosja e “kulturës mediale”.

Sipas Komisionit, procesi i anëtarësimit sot është më i definuar dhe më gjithëpërfshirës se sa në të kaluarën, për shkak të mësimeve të mara  nga zgjerimet e mëparshme. 
Sundimi  drejtësisë tani është në qendër të procesit të zgjerimit,  procesi i ri i zgjerimit është miratuar nga Këshilli në dhjetor të vitit 2011, që do të thotë se vendet, patjetër duhet ti prekin çështjet si reforma e procesit gjyqësorë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Komisioni kërkon fuqizimin e institucioneve demokratike, respektimin e të drejtave themelore të njeriut, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, bashkëpunim regjional dhe ripërtëritjen e përpjekjeve për tejkalimin e kontesteve bilaterale ndërmjet shteteve  në procesin e inkuadrimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button