Belgjikë: Frika nga sulmet mund të pezullojë kampionatet

Shteti belg është duke menduar që të anulojë te gjitha kampionatet e futbollit nga frika e sulmeve terroriste si ato të Parisit, njofton Klan Kosova, transmeton Portalb.

Ngjarjet e tmerrshme të së premtes se shkuar në Paris kanë lënë gjurmë të thella.

Fill pas masakrës në kryeqytetin francez grupet terroriste kanë bërë një varg kërcënimesh në drejtim te shteteve tjera europiane.

Ndër më të goditurat është Belgjika, e cila për të shmangur ndonjë tragjedi është duke menduar që të aplikojë masa drastike.

Njëra ndër to është edhe anulimi i ndeshjeve të futbollit. Shteti belg tashmë ka anuluar disa ndeshje të grupmoshave të reja, ndersa tash është duke menduar që këtë ta aplikojë edhe në Pro League.

Mund të ndodhë që i gjithë kampionati të pezullohet për këtë shkak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button