Policia ka privuar nga liria tre persona për vuajtje të dënimeve me burg

Sektori për punë të brendshme Shkup duke vepruar me urdhër gjyqësor ka privuar nga liria tre persona, të cilët janë kërkuar për vuajtje të dënimit me burg. Personat janë arrestuar në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese Idrizovë.

Orhan A. (31) nga Shkupi është kërkuar për vuajtje të dënimit e burg në kohëzgjatje prej tre vjetëve dhe gjashtë muaj për vepër të kryer penale “vjedhje e rëndë”.

Nusret M. (25) duhet të vuajë dënim me burgim prej pesë vjetëve dhe pesë muaj gjithashtu për “vjedhje të rëndë”, ndërsa Ali B. (42) është kërkuar për vuajtje të dënimit me burgim njëvjeçare për vepër të kryer penale “vjedhje”. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button