Ilicic: Kërkojmë titullin, Interi nuk është rivali jonë

Josip Ilicic po rezulton zbulimi më i madh i Fiorentinës këtë sezon edhe pse ai ka qenë pjesë e skuadrës edhe nën drejtimin e Vincenzo Montellas.

Sulmuesi slloven ka arritur të fitojë një vend titullari në grupin e trajnerit Sosa duke e përligjur besimin që tekniku i ri i dha. Ish shtatlarti i Palermos e ka fituar betejën e tij pas një starti jo shumë pozitiv në Firenze ku edhe tifozët e kritikonin shpesh herë.

“Kur zgjodha Fiorentinën mendoja se do të luaja titullar por nuk ndodhi kështu dhe u ndjeva shumë keq. Një lojtar që nuk është shumë i qartë në mendime nuk arrin të japë më të mirën. Momenti më i vështirë ishte kur më vërshëllenin tifozët në shtëpi por nuk u dorëzova dhe më pas erdhi Paulo Sosa që ndryshoi gjithçka”.

Situata ka ndryshuar sepse në klubin toskan nuk mendojnë ta shesin as për një ofertë 20 milionëshe. Sulmuesi slloven ka dhënë një kontribut të madh për ta ndihmuar skuadrën në misionin e vështirë të këtij sezoni ku kryeson bashkë me Interin.

“Sousa më bëri të ndihem i rëndësishëm dhe forca e tij e vërtetë qëndron në faktin se ai gëzon respektin e të gjithë lojtarëve. Shikoni statistikat, çdo lojtar i stolit ka luajtur titullar të paktën një ndeshje dhe kjo do të thotë se jemi një skuadër fituese”, ka thënë Ilicic, transmeton portali Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button