Vaksinimi kundër gripit nuk do të fillojë në kohë

Edhe pse ishte paralajmëruar se prej 10 deri 15 tetor do të fillojë vaksinimi kundër grupit, sot kjo nuk ndodhi. Shumë qytetarë ktheheshin nga institucionet shëndetësore pasi vaksinat nuk ishin distribuuar në kohë.

Mjekët shpjegojnë se zakonisht ato i marrin në fillim të tetorit kurse vaksinimi fillon prej datës 10 apo 15 këtë muaj. Nga Ministria e shëndetësisë shpjegojnë se vaksinat janë duke arritur dhe se prej nesër apo pasnesër, përfshirë të premten do të distribuohen deri tek të gjithë institucionet shëndetësore.

Sipas paralajmërimeve nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, këtë vit do të sillen 30 mijë vaksina të cilat mbrojnë nga gripi sezonal, ai i derrit dhe nga gripi i llojit B. 

Lajme të ngjashme

Back to top button