FRI-Shpall Konkurs për çmimin ‘Shkenctari i Vitit’ Hixhri 1435

Forumi Rinor Islam, me rastin e manifestimit të Vitit të Ri të Hixhrit 1435/2013, ka shpallur konkurs për ndarjen e çmimit ‘SHKENCËTARI I RI I VITIT’.

Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” ndahet si mirënjohje shoqërore për të arritura të veçanta në çfarëdo lëmi shoqërore apo shkencore.

Ndarja e këtij çmimi ka për qëllim përzgjedhjen e një kandidati me epitetin e shkencëtarit të ri të vitit për vitin 2013, për sukseset e realizuara në një fushë të caktuar, duke shërbyer në këtë mënyrë si një nxitje shtesë për të gjithë shkencëtarët dhe hulumtuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte të jenë shtetas të Republikë së Maqedonisë; të jenë nën moshën 33 vjeçare; të kenë të kryer arsimin sipëror-fakultetin;të kenë të arritura të veçanta në shkencë.

Me rastin e aplikimit, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin në vijim: fletë aplikimin; letër motivacionin;- CV personale;- Kopje të certifikatave, punimeve, botimeve apo ndonjë materiali tjetër që vërteton arritjet e tyre.

Përzgjedhjen e kandidatëve e bën Komisioni pesë anëtarësh i përbërë nga profesorë universitarë, i emëruar nga Kryesia e Forumit Rinor Islam.

Komisioni në fjalë do ta bëjë përzgjedhjen në mënyrë transparente, në prani të kandidatëve, duke respektuar udhëzuesin për zgjedhjen e Shkencëtarit të ri të vitit.

Udhëzuesin në fjalë kandidatët mund ta marrin në adresën elektronike: www.fri.org.mk
Informata shtesë lidhur me konkursin, kandidatët mund të marrin përmes emailit: [email protected]

Aplikimet duhet të dërgohen më së voni deri më 31.10.2013, Forumin Rinor Islam./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button