20 vjet nga Marrëveshja paqësore Dejtonit

Dy dekada më parë, më 21.11.1995 në bazën afër Dejtonit, në shtetin amerikan Ohio, është arritur Marrëveshja kornizë për paqe në Bosnje dhe Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit për paqe. Me këtë dokument zyrtarisht u shënua fundi i luftës në këtë vend e cila kishte filluar në vitin 1992 dhe u përcaktua sistemi kushtetues dhe ligjor të BeH si një shtet kompleks, i përbërë nga Federata e BeH dhe Republika Srpska si dhe tre popuj konstituiv, shkruan Anadolu Agency (AA).

Aktorët kryesor të negociatave dhe nënshkruesit e Marrëveshjes për paqe më 14 dhjetor në Pallatin Elysee në Paris ishin presidenti i atëhershëm i Presidencës së BeH, Allija Izetbegoviç, presidenti i Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç dhe presidenti i Kroacisë Franjo. Të tre shtetet u krijuan me shpërbërjen e ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

“Kjo ndoshta nuk është paqe e drejtë, por është më e drejtë se vazhdimi i luftës. Në këtë situatë siç është, dhe në këtë botë, një paqe më e mirë nuk është mundur të arrihet”, ka thënë Allija Izetbegoviç pas ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Paris.

Këto fjalë deri më sot paraqesin përshkrimin më të mirë të momentit kur është arritur Marrëveshje paqësore për BeH. Në momentin e nënshkrimit, Marrëveshja e Dejtonit qytetarëve të Bosnjës u ka sjellë paqen e shumëdëshiruar dhe shumëpritur. Njëkohësisht ka përcaktuar sistemin krejtësisht të ri kushtetues, për të cilin, në kohën kur është nënshkruar, të paktën sa i përket qytetarëve të BeH, pak prej tyre mendonin se do të ndodhte një gjë e tillë në vendin ku kanë humbur jetën mbi njëqind mijë njerëz, ku mbi një milionë janë shpërngulur në vende tjera, ndërkohë që shtëpitë, fabrikat, shkollat, infrastruktura, monumente historike dhe kulutore u shkatërruan.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Federatës së BeH i ka takuar 51 për qind të territorit, ndërsa Republika Srpskas 49 për qind. Është formuar edhe Distrikti Brçko, si njësi e veçantë territorijale. Autoriteti kryesor në interpretimin e marrëveshjes është Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR).

Po ashtu, Marrëveshja e Dajtonit autorizime më të larta u ka dhënë entiteteve dhe përcaktoi autorizime bazike për nivelin e institucioneve të përbashkëta shtetërore.

Marrëveshja, e njohur edhe si Marrëveshja e Paris-dejtonit për paqe ka gjithsej 11 anekse, që mbulojnë aspektet ushtarake, politike dhe civile të Marrëveshjes së paqes, si dhe stabilizimin rajonal. Aneksi katërt i marrëveshjes sot është Kushtetuta e BeH.

Përndryshe, në Dajton marrveshja erdhi pas tre javësh negociata mes liderëve të Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Më konkretisht, Marrëveshja e Dejtonit ishte kulmi i “diplomacisë fluturuese”, e filluar nga Richard Holbrooke me ekipin e tij të sponsorizuar nga SHBA-ja. Ky dokument është, në atë që shumë ekspertë pajtohen, i formuluar nën ndikimin e fortë dhe presionit të bashkësisë ndërkombëtare.

Por Marrëveshja e Dejtonit themeloi një administratë të rëndë dhe mekanizma të komplikuara vendimmarrje dhe proceduara të projektuara për të parandaluar mbivotimin e ndonjë prej tre grupeve kryesore etnike

Rendi kushtetues sipas Marrëveshjes së Dejtonit u bë një nga problemet themelore në funkcionimin e BeH moderne, por dhe pengesa në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Ajo u bë pengesë edhe në funksionimin e brendshëm të vendit dhe subjekt i mosmarrëveshjeve ndërmjet opsioneve politike në lidhje se si BeH duhet të duket si një vend në të ardhmen dhe çfarë duhet të jetë administrimi i saj i brendshëm. Në vitet e kaluara nuk është arritur konsensus për asnjë propozim për ndryshimet kushtetuese. Hendeku politik ndërmjet përfaqësuesve politik në lidhje me ndryshimet e kushtetutës së BeH është reflektuar në të gjitha sferat e jetës.

Njëzet vjetorin e siglimit të Marrëveshjes së Dejtonit, ky vend e pret me problemet e “vjetra”. Brenda strukturave qeverisëse në vend ekziston një konsensus mbi vazhdimin e përmbushjes së kushteve në rrugën e BeH drejt Bashkimit Evropian, por jo edhe të anëtarësimi të vendit në NATO. Angazhimi për të vazhduar rrugën evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës, megjithë pretendimet se ekzistonon pëlqimi i strukturave qeverisëse, që është konkluzioni nga raporti i fundit i Komisionit Evropian për përparimin e Bosnjës dhe Hercegovinës,  ai është kryesisht i karakterit verbal, ndërkohë që ende pritet për hapa konkrete.

E mbërthyer në kornizën e Dejtonit të sistemit të brendshëm politik, BeH është duke stanjuar politikisht. Një nga treguesit që veçanërisht shqetëson është shkalla e papunësisë që kalon 27 për qind, në kuadër të së cilës shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve është mbi 60 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button