AAG me fushatë: Familja është amaneti yt, ruaje!

Me rastin e 25 Nëntorit, Ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje, Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) organizon fushatë me moton “Familja është amaneti yt, ruaje!”, njofton Portalb.

Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i popullatës rreth dhunës në familje, shkaqet, pasojat dhe mënyrat e parandalimit dhe denoncimit të saj.

Fushata në fjalë do të zgjasë deri më 30 Nëntor dhe do të shtrihet në disa qytete të vendit, dhe atë: Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Kërçovë. Në të gjitha këto qytete do të organizohen punëtori, tribuna dhe konferenca me ekspertë të fushave të ndryshme.

Përveç kësaj, do të bëhet shpërndarja e materialeve informative në sheshin Maqedonia, shpërndarja e 3,00 broshurave përmes Gazetës KOHA si dhe apele për ngritjen e vetëdijes dhe emisione në media të ndryshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button