Zhernovski: Qeveria dëshiron që ta bllokoje punën e Komunës Qendër

Për kryetarin e Komunës Qendër Andrej  Zhernovski, idea e aksionit “Kryesuesi”, nuk është që të trajtohet puna në “Mashinopromet”, por qëllimi është që të bllokohet puna e Komunës Qendër.

“Për mua kjo nuk është ndonjë rastësi. Më këtë aksion pengohet realizimi i premtimeve parazgjedhore dhe funksionimi normal i Komunës, për arsye se në rend të ditës kemi rebalancin e buxhetit  dhe pas saj miratimin e buxhetit të Komunës”, tha Adnrej Zhernovski
Zhernovski e ilustron këtë me një detaj, kur javën e kaluar duhej të bëhej rebalanci i ngrohjes  qendrore, që do të thotë se shkollat se çerdhet e fëmijëve do të mbeten pa ngrohje, për arsye se Komuna nuk do të mund të sigurojë hapësirë programore që të paguhet ajo me buxhetin.

Lajme të ngjashme

Back to top button