Ivanov: BE po humb kredibilitetin

Presidenti I Maqedonisë Gjorge Ivanov, në intervistën për gazetën sllovene “Dimenzione” ka vlerësuar se Bashkimi Evropian po humb kredibilitetin për shkak të rastit me Maqedoninë.

Sipas Ivanovit, vendimi i Këshillit Evropian në qershor, ishte i turpshëm, ndërsa BE solidarizohet me një shtet që kërkon shkelje të së drejtës së vetë-identifikimit.

„Për këtë shkak mendoj se kredibiliteti I BE-së në rastin me Maqedoninë është vënë në pikëpyetje. Un jam I sigurt  që nuk është në interes të askujt  të vendosen pengesa në një proces që është në të mirë të të gjithëve”, ka thënë Ivanov.

Pa marrë parasysh, siç tha Ivanov, Bashkimi Evropian mbetet qëllim kryesorë I Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button