Plenumi Studentor: Meritojmë shtëpi studentore që nuk janë burim i sëmundjeve

“Studentët meritojnë kushte njerëzore për jetesë në shtëpitë studentore. Studentët meritojmë shtëpi studentore të cilat nuk janë burim i sëmundjeve. Ne nuk presim zgjedhje. Në shekullin XXI, mijëra studentë të Maqedonisë jetojnë në kushte që  mund të përshkruhen si “horor film”. Në shtëpitë studentore të Shkupit, të cilat janë ndërtuar para 30 apo 40 viteve, të rrënuara dhe jo të mirëmbajtura, jetojnë qytetarët e ardhshëm akademik – shpresa e këtij vendi”, bëjnë thirrje, studentët e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, që janë pjesë e Plenumit Studentor, njofton Portalb.

Përveç kërkesave për kushte më të mira në shtëpitë studentore, nga Plenumi Studentor kërkojnë që parlamentet studentore t’i mbajnë seancat në mënyrë publike dhe të ketë njoftim paraprak për të njëjtat, ndërkaq nga ata propozojnë që të sjellën dispozita me të do të kontrollohet funksionimi dhe produktiviteti i parlamenteve studentore nëpër fakultete.

“Sipas dokumenteve juridike, seancat janë të hapura për publikun studentor. Edhe pse seancat duhet të bëhen publike, prapë parlamentet e fakulteteve aspak nuk e zbatojnë informacionin për datën e mbajtjes se seancave, me çka përkufizohet prezantimi i studentëve në këto seanca. Është e nevojshme që të caktohen dispozita të cilat do të tregojnë se çfarë do të ndodhë nëse parlamenti  i një fakultetit nuk mbanë takime ose nuk është produktiv”, shtojnë nga Plenumi Studentor i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button