Spin i pahijshëm për diskreditim politik

[Recension: Në mes të kërcënimit më të madh terrorist për Evropën, policia e Maqedonisë krejtësisht e bllokuar]

Nga vetë titulli krijohet dyshimi për anshmërinë politike të këtij publikimi, që ka për qëllim diskreditimin e ministrit opozitar. Përderisa autori konsideron se policët e lusin Zotin që Maqedonisë të mos i ndodhë diçka, lexuesit i mbetet që ta lusë Zotin që së paku një element në këtë tekst të japëm informatë zyrtare në vend të komentit të inspiruar partiak.

Среде најголемата терористичка закана за Европа македонската полиција целосно блокирана Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Në mes të kërcënimit më të madh terrorist për Evropën, policia e Maqedonisë krejtësisht e bllokuar

Data dhe koha e publikimit: 14.11.2015, 08:52

Data e recensionit: 17.11.2015, 12:00

Recensues: Аleksandar Peshev

Mirëpo, si duket lutjet do të mbeten pa përgjigje, kur flasim për standardet gazetareske. Prej fjalisë së parë e deri te ajo e fundit kemi konstatime pa asnjë burim zyrtar të informatave, që e bën tekstin të jetë komentues. Vetë komentet krijojnë përshtypje se tragjedia në të cilën janë vrarë me qindra njerëz shfrytëzohet si armë për t’i sulmuar kundërshtarët politikë. Mirëpo të fillojmë me radhë.

Pjesa hyrëse e tekstit le hapësirër për ta mbështetur pohimin me burime të informatave ose me deklarata zyrtare, mirëpo konstatimi se “policia maqedonase është krejtësisht e paralizuar” mbetet i paqëndrueshëm.

Në një numër të madh të njësive rajonale të ministrisë, kryeshefat dhe punëtorët operativë, sot dhe dje diskutojnë se çka mundet, e çka nuk mund të punohet pa lejen e ministrit.

Përsëri publikimi mbetet i varfër në mungesë të deklaratës zyrtare me çka mbeten të hapura çështjet kryesore: kush diskuton, sa veta diskutojnë, çfarë funksioni kanë personat e brengosur? Për çështjet e ministrisë a diskutojnë pastrueset apo njerëz në pozita të larta? Mirëpo, në vend të përgjigjes në këto pyetje, autori vazhdon me konstatime të pareferuara, për operacione të ndërprera dhe për punëtorë të hutuar operativë. Thuhet se të hutuar paskan qenë edhe juristët, mirëpo përsëri nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjë jurist.

Kjo përzierje e pohimeve anonime që u ngjajnë komenteve të maskuara e bën një përfundim ku është e qartë anshmëria e publikimit

Në situatën e këtillë punëtorët operativë policorë e lusin Zotin që Maqedonisë të mos i ndodhë ndonjë situatë e ngjashme me atë të Parisit.

Krijohet përshtypja se autori anonim përpiqet ta sulmojë ministrin e posaemëruar për punë të brendshme, duke e shfrytëzuar tragjedinë në Paris si instrument për diskreditim. Nuk kemi dëshmi se pala e akuzuar në artikull, gjegjësisht ministri, është konsultuar për gjendjen e këtillë.

Thonë se fundi e zbukuron veprën, ndërsa në këtë rast ofrohet dëshmi për anshmërinë politike të tekstit:

Tani LSDM-ja me krijimin e krizës e mori dhe e bllokoi MPB-në. Qëllimi i partisë është të shmangen zgjedhjet, dhe të mësuar nga përvojat e deritanishme, përsëri me krizë të vijnë në pushtet.

Të përkujtojmë se klauzolën “LSDM-ja ik nga zgjedhjet“ shpeshherë e përdor VMRO-DPMNE-ja që është në pushtet në komunikatat e saja partiake, ndërsa në këtë tekst, pohim i tillë ri pezull pa asnjë atribuim.

Marrë në përgjithësi, kemi një publikim joprofesional i cili bën përpjekje për njoftimin e publikut për gjendjen e konstatuar pa asnjë burim zyrtar. Vështrimi më i kujdesshëm i tekstit zbulon një përpjekje të pahijshme për nxirjen e autoritetit të funksionarit duke e veçuar një incident që e tronditi botën dhe duke e spinuar atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button