Muzeu i alfabetit shqip i lënë në harresë

Në prag të shënimit të 107 vjetorit të Ditës së Alfabetit, objekti i Kongresit të Manastirit, pothuajse ka nisur të rrënohet. Në hyrje të muzeut, tek porta kryesore janë 3 dyqanet që shesin qeramikë e që janë në pronësi private, njofton Alsat M, transmeton Portalb.

Objekti edhe sot e kësaj dite ka mbetur në të njëjtën fazë, pezullimi i punimeve justifikohet sa me mungesën e të hollave po aq edhe me kontestin pronësorë. Ndërtesa ku është mbajtur Kongresi i Alfabetit në Manastir është në gjendje të mjerueshme dhe është në fazën e shkatërrimit në disa pjesë të saj.

“Ajo që duhet të jetë kjo godinë, nuk është pasi ata që duhet të japin atë që duhet për këtë muze janë pak të dhënat e tyre. Kjo është turpi më i madh për ne shqiptarët që ky objekt është në këtë situatë, fajet i kanë ata që e udhëheqin pushtetin”, tha qytetari Ramiz Asllani, me profesion mësues.

“Puna e parë që u bë këtu, u lëshuan 14 milion denarë, por ku shkuan ato unë nuk e di! Ishte ai Pasko Kuzmani, ai manipulonte me ato mjete, ne kemi shkruar për këtë. Unë nuk e di, ne kemi përfaqësues në Qeveri, ata duhet të atakojnë, të marrin atë që na takon. Pjesën tonë nuk po mundemi të marrim që na takon neve, pjesë tonë, djersën tonë, nuk e duam të tjetrit”, theksoi Qenan Hasani, gazetar në pension.

Drejtori i muzeut edhe kësaj radhe premtoi zgjidhjen e problemit pronësor me dyqanet dhe çlirimin e këtyre hapësirave.

“Jemi në procedurë që të dëmshpërblemë pronarin e dyqaneve, ajo besojë se do të ndodhi gjatë vitit 2016. Jemi marrë vesh me pronarin që të kompensojmë këto dyqane duke i dhënë atij dy dyqane në pronësi që janë të shtetit dhe këto këtu t’i bëjmë pronë të muzeut”, deklaroi Nuer Arsllani, drejtor i Muzeut të Alfabetit, Manastir.

Ndërsa për muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir nuk ndahen më shumë se 40 mije euro në vit, muzeu i VMRO-DPMNE-së që nga ndërtimi i tij, thuajse çdo vit merr dhjetëra milion euro, apo 30 herë më shumë se muzeu i Kongresit të Manastirit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button