Xhamia e Mëzezit, Komuniteti Myslyman e merr nën kontroll

Kjo eshte nje nder shtate xhamite ne Shqiperi qe Komuniteti Myslyman nuk e kishte nen kontroll. Ndodhet ne fshatin Mezez te Tiranes. E ndertuar nga vete banoret ne token e tyre. Nuk kishte nje imam te zyrtarizuar. Riti i faljes siç tregojne besimtaret qe vijne shpesh ne kete xhami kryehej nga nje i pranishem me me teper njohuri fetare. Ne dite te caktuar ligjeron edhe rreth nje teme qe e gjykon te duhuren.

Nje ish imam i veteshpallur i xhamise se Mezezit, Bujar Hysa, po gjykohet tek Krimet e Renda per tre akuza te ngritura nga Prokuroria. Ne mesin e tyre edhe per rekrutim e dergim te besimtareve ne lufte ne Siri.
Pas shume kohesh ne komunikim me besimtaret kete te enjte Myftinia e Tiranes me mirekuptimin e tyre e ka marre nen kontroll kete xhami dhe ka emeruar zyrtarisht imamin e saj.

Imami Bajrami ka sherbyer ne Zall Bastar dhe me heret ne Kelcyre.

Nderkohe Myftiu i Tiranes denoi aktet terroriste te ndodhura ne France e cdo vend tjeter dhe u shpreh se eshte ne bisedime qe edhe xhamia ne zonen e Unazes se Re e cila nuk eshte nen kontrollin e Komunitetit Myslyman te Shqiperise te jete ne menazhimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button