Titull i ngjitur “parashutist” në tekstin e huaj

[Recension: Prej Lagjes së trimave deri në Paris – fiken dritat në Evropë!]

Përpjekja për t’i barazuar ngjarjet në Paris të së premtes në mbrëmje (13 nëntor), me ngjarjet në Kumanovë (përkujtojmë – se ndodhën më 9 dhe 10 maj) filluan shumë herët, që në të ashtuquajturat emisione (apo show-e) të drejtpërdrejta, të cilat u emetuan vonë në mbrëmje në disa televizione tonat. Kjo u bë – si me urdhër – mënyrë për t’u lidhur shoku emotiv nga ngjarjet e Parisit me hetimin që nuk ka përfunduar për ngjarjet e lartëpërmendura të Kumanovës, e përfundimi i të cilit, në kuptimin e vërtetë, pritet pasi të konsolidohet prokuroria, gjyqësia dhe eventualisht segmentet e tjera të gjyqësisë. Mirëpo, përpjekja për “gjykim” vetjak, gjithsesi, është “interesant” në aspekt propagandues dhe flet për strukturën komanduese-të shtabit për krijimin e lajmeve te ne.

00001-MediamkLinku deri te artikulli origjinal: Prej Lagjes së trimave deri në Paris – fiken dritat në Evropë!

Data dhe koha e publikimit: 15.11.2015, 18:50

Data e recensionit: 16.11.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Perëndimi duhet ta pranojë se luftën shumë të eksploatuar kundër terrorizmit ndërkombëtar me vite e ka shfrytëzuar për realizimin e interesave të tij ekonomikë-financiarë. Perëndimi duhet ta pranojë se nuk ka bërë asbolutisht asgjë që ta pengojë krijimin e të ashtuquajtur Shteti islamik, që në masë të madhe është produkt i tij.”

Ky është një fragment nga pjesa hyrëse e tekstit, të cilit vetëm i është titulli i lartëpërmendur, me dëshirë dhelpërake për të gjetur një urë ndërmjet dy ngjarjeve që assesi nuk mund të lidhen. Edhe zyrtarisht edhe jozyrtarisht ngjarjet në Kumanovë nuk mund të lidhen me terrorizmin ndërkombëtar. Kishte shumë probleme rreth definicionit të ardhacakëve me “kallashnjikovë” në Kumanovë, dhe zgjidhja përfundimtare ishte se blhet fjalë për grup të armatosur, me asociacion se nënkupohet se gurpi ka qenë “mercenar”! Këtë e pranoi edhe pushteti edhe opozita edhe faktori ndërkombëtar. Aq sa i përket lidhshmërisë, e cila në po të njëjtën medie ka edhe një “mbulesë” në formë të komentit, të panënshkruar, me titull “Terroritsët nga Kumanova me qëllim dhe cak të njëjtë sikurse edhe terroristët nga Parisi, i cili meriton një koment të veçantë gazetaresk.

Atë që duhet ta dijnë lexuesit është se teksti që është subjekt i këtij recensioni është marrë në tërësi nga portali “Novosti“, vetëm se versioni maqedonas i ka shtuar titull të vetin, që, kuptohet, është e palejueshm dhe degutante, për shkak se në tekstin origjinal askund nuk është përmendur Kumanova, as rajoni, posaçërisht jo në ndonjë kuptim të “koncentruar” gjeografik. Kjo paraqet keqpërdorje të medies tjetër, pa marrë parasysh se në fjalitë e para redaksia jonë thotë se “Novosti shkruan”. Për shkak se mungon së paku aj0 – se titulli është “maqedonizuar” ose se teksti është “përpunuar”, gjegjësisht “është rregulluar nga redaksia”, që gjithsesi, assesi nuk është arsyetim për “korrigjime” të tilla që i kanë bërë “tanët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button