Dorëheqja e parë në qeverinë Tsipras

Në Greqi, ka dorëzuar dorëheqjen e parë, deputeti i Syrizes, Gabriel Sakedaridis.

Deputeti grek e dorëzoi mandatin, vetëm pak orë, para se qeveria në Athinë të votojë pro masave të reja shtrënguese, që parashikon paketa e shpëtimit.

Sakedaridis, ishte shprehur kundër masave reformuese. Ai njihej si njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit grek, Aleksis Tsipras.

Sakelaridis shërbeu edhe si zëdhënës në qeverinë e parë të Syriza–s. Kjo është dorëheqja e parë, në administratën Tsipras, pas rikthimit në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button