Fillon Liga basketbollistike e femrave në Çair

Në organizim të klubit të basketbollit Shkupi, me idenë e trajnerit Enver Miftari dhe me përkrahje të Komunës së Çairit, ka nisur sot zyrtarisht Liga e basketbollit në suaza të kësaj komune, e në të cilën do të marrin pjesë të gjitha nëntë shkollat fillore që gravitojnë në Çair.

Ajo që është duhet vequar, është fakti se kjo ligë do të zhvillohet vetëm mes nxënëseve, një freski e vërtet në sportin shkollor në vendin tonë.

Në kuadër të kësaj lige, që pritet të zgjatë më shumë se dy muaj, do të garojnë shkollat fillore: “Liria”, “Tefejuz”, “Ismail Qemali”, “Jashar Bej Shkupi”, “Hasan Prishtina”, “Kongresi i Manastirit”, “Adem Jashari”, “Imri Elezi” si dhe shkolla fillore “Vasill Gllavinov”.

Në hapjen solemne, prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ndërsa nderin që të shpall të hapur garimin, e kishte deputetja e zonës, Ermira Mehmeti, duke dëshiruar që në fund të fitojnë më të mirët.

“Jam në veqanti e gëzuar që sot po hapim turnirin e basketbollit për femra të shkollave fillore në Komunën e Çairit. Mendoj se kjo është një fotografi shumë e bukur, shumë domethënëse, shumë simbolike dhe shumë inkurajuese për vajzat tona. Kjo ditë e sotme flet për atë se në fakt vajzat kanë shpirt garues dhe është detyrë e shoqërisë që ta kultivoj, ta ndërtoj dh eta mbështes këtë shpirt garues. Ju dëshiroj një turnir të mbarë dhe të sukseshëm, në frymën e garës për të fituar më të mirët dhe në fund, fitores ti gëzohen më të mirat”, u shpreh Mehmeti.

Sipas organizatorit Enver Miftari, arsimtari I ndjerë, Mentaz Allajbegu, ka patur dëshirë të kahmotshme të organizoj një garë të këtillë, ndërsa tani, ai e ka fatin që të realizoj këtë.

“Kjo është ideja e kahmotshme që na ka pas mbetur prej arsimtarit të madh dhe të ndjer Mentaz Allajbegu. Kemi filluar të ecim drejt rrugës që na I ka trasuar ai si një pishtar I sportit shqiptarë në vendin tonë, kështu që ideja për ligën, e klubit të basketbollit Shkupi, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, është që në këto gara ti përfshijmë të gjitha grumposhat, të gjithë nxënësit, si vajza, poashtu edhe meshkuj, prej moshës më të vogël, nga klasa e parë deri në të pestën, dhe nga e gjashtë deri në të nëntën”, ka theksuar Miftari.

Ndryshe, gjatë ceremonisë së hapjes të garave, klubi I basketbollit Shkupi, ndau nga një fanellë si dhuratë, për kryetarin e Komunës Çair, Izet Mexhitin, si dhe deputeten Ermira Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button