Alarm për bombë, avioni me turistë polakë ulje emergjente në Bullgari

Jakub Flasinski, zëvendës-konsulli polak në Bullgari, tha për mediat lokale se avioni të enjten herët është kontrolluar në detaje nga forcat e sigurisë në aeroportin “Burgas” për të vërtetuar nëse me të vërtetë kishte ndonjë mjet shpërthyes.

Një diplomat polak në Bullgari njoftoi se avioni që transportonte turistë nga Polonia në Egjipt bëri ulje emergjente në aeroportin “Burgas” për shkak të lajmërimit se në të ishte vendosur një bombë.
Kjo ndodhi pasi njëri nga udhëtarët në fluturim njoftoi se në aeroplan është vendosur një bombë.
Jakub Flasinski, zëvendës-konsulli polak në Bullgari, tha për mediat lokale se avioni të enjten herët është kontrolluar në detaje nga forcat e sigurisë në aeroportin “Burgas” për të vërtetuar nëse me të vërtetë kishte ndonjë mjet shpërthyes, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai shtoi se autoritetet kanë vënë situatën nën kontroll të plotë.

Agata Pinuszewska, njëra nga pasagjeret në bord, ka thënë se gjatë fluturimit në mëngjes nga Varshava në Hurgada në një moment një preson tha se në aeroplan kishte bombë. Ekuipazhi pastaj vendosi të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Burgas” të Bullgarisë. Pinuszewska shtoi se pasagjeri pas zbritjes menjëherë është marrë në pyetje nga forcat policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button