Erdogan takon në Stamboll kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Rama ndodhet në Stamboll në kuadër të Samitit për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në rezidencën Tarabya në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Shqipërisë, Rama ndodhet në Stamboll në kuadër të Samitit për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Turqi, ku ai ka patur një takim me Presidentin turk.

Ai sot mbajti një fjalim në këtë forum, ku e vuri theksin tek reformat në sistemin energjetik, duke deklaruar se situata energjitike në Shqipëri është transformuar në dy vitet e fundit. Kryeministri shqiptar ka shtuar gjithashtu se “Shembulli i përbashkët i BE-së është që energjia duhet të ndahet”.

Rama ka pohuar se janë duke u modernizuar lidhjet me Greqinë dhe Malin e Zi dhe po përmirësohen linjat e interkonjeksionit me Kosovën dhe Maqedoninë dhe sipas tij Projekti TAP e vendos Shqipërinë në një pozitë gjeo-strategjike të BE-së.

Në këtë samit merr pjesë edhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ndërkohë i pranishëm në samit është edhe ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci.

Samitit për Energjinë dhe Ekonominë zhvillohet në Stamboll, nën organizmin e Këshillit Atlantik, ku marrin pjesë përveç zyrtarëve të lartë, edhe ekspertë të fushës së energjisë dhe ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button