Anketë: “Qytetarët e Maqedonisë shqetësohen për fshehtësinë e votës së tyre”

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë shprehur dyshimet e tyre për pasigurinë për fshehtësinë e votës së tyre, listave të votimit, ndikimin e politikës në gjyqësor dhe drejtësinë në gjykimin e prokurorisë speciale mbi rastet që do t’i jepen.

Këto rezultate janë shpalosur sot nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe Center For Insights in Survey Research (Qendra për Hulumtime Anketuese), pas një ankete të kryer nga BRIMA GALLUP

Anketimi ka zgjatur nga data 29 shtator deri më 5 tetor të vitit 2015 dhe gjithsej kanë marrë pjesë 1106 të anketuar të cilët janë përgjigjur në pyetjet për: stabilitetin politik, aferën e përgjimeve, besimin në institucione dhe procesin zgjedhor, gjykatat dhe korrupsionin, standardi ekonomik i jetës dhe besimin te mediat.

Sa i takon zgjedhjeve dhe fshehtësisë së votës, një pjesë e madhe e qytetarëve të anketuar mendojnë që vota e tyre nuk është e fshehtë dhe shkakun për këtë 43% e të anketuarve e shohin të politikanët dhe artit politike, 19% te qeveria, 6% te VMRO-DPMNE dhe 6% te BDI.

35% e të anketuarve mendojnë që kryeministri aktual, Nikolla Gruevski, në bazë të vlerësimit të punës së deritanishme, e meriton që të rizgjedhet kryeministër kurse 52% e të anketuarve mendojnë të kundërtën, që Gruevski nuk meriton të rizgjidhet kryeministër.

Nëse katër partitë politike të përfshira në grupin e bisedimeve do të arrijnë të zbatojnë të gjitha aspektet e Marrëveshjes së Përzhinos, 33% e të anketuarve janë shprehur optimistë se kjo gjë do të arrihet, 24% mendojnë që nuk do të arrihet zbatimi i plotë i saj kurse 29% e të anketuarve janë pa përgjigje.

Në pyetjen se sa i drejtë dhe pa ndikime mund të jetë gjykimi i prokurores speciale, Katica Janeva për lëndët që do t’i kalohen asaj, 33% e të anketuarve mendojnë se do të gjykojë në mënyrë të pavarur kurse 28% e të anketuarve mendojnë që nuk do të këtë gjykim të pavarur.

Vetëm për 6% të qytetarëve të anketuar përgjimet e publikuara kanë ndikuar në përmirësimin e mendimit të tyre për politikanët e përfshirë në to. Për 45% të tyre, këto përgjime nuk kanë pasur ndikim kurse për 44 % të të anketuarve përgjimet e publikuara e kaq përkeqësuar mendimin që kanë ata për politikat e përfshirë në to.

Nga ana tjetër 50% e qytetarëve pranojnë se dyshojnë që thirrjet e tyre janë të pasigurta ose përgjohen.

Sa i takon sferës së Ekonomisë dhe përmirësimit të kushteve për jetesë gjatë dy viteve të fundit, 20% e të anketuarve shohin përmirësim, 33% e të anketuarve mendojnë që situata është e njëjtë kurse 34% e tyre mendojnë që situata është përkeqësuar.

Jo të gjithë të anketuarit e mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE, edhe atë 22% e tyre nuk e mbështesin kurse 72%, po.

Kjo është anketa e gjashtë që bëhet në Maqedoni që nga viti 2014.

Gjatë punës së tyre 30 vjeçare, IRI ka bërë mbi 650 anketa në mbi 60 shtete.

Këtu mund të shihni të gjithë rezultatet e studimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button