CIVIL organizon takim tematik: “Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore”

Qendra për Liri – CIVIL  organizon takim tematik “Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore”, të premten, 20 nëntor, 2015, në hotelin Opera Haus, në Shkup, me fillim në ora 11:30. Në këtë takim janë ftuar përfaqësues të të gjitha partive politike, organizata qytetare, aktivistë, media dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.

Mes diskutuesve në këtë takim tematik është Aleksandra Joziq Ilekoviq nga Qendra për Përsosmëri të Ministrisë së Jashtme të Kroacisë dhe Dragan Zeliq nga GONG.

Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore është njëra nga temat më të rëndësishme në procesin zgjedhor. Republika e Kroacisë, si një vend nga rajoni me përvoja të ngjashme dhe sfida si Maqedonia, mund të ofrojë zgjidhje të mira në këtë fushë dhe të ndihmojë në tejkalimin e sfidave në një afat më të gjatë.

Vërejtje: Numri i vendeve është i kufizuar. Luten të interesuarit ta paraqesin pjesëmarrjen e vet në 02/520 91 76 ose në [email protected].

Takimi tematik është në kuadër të projektit “E Drejta Ime e Votimit, i përkrahur nga USAID për shoqëri civile, të cilin e zbaton Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button