A do të ketë unifikim mes LR-PDSH, RDK, BESA, PPD dhe Unitetit?

A do të rrezikohet vota e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme me pjesëmarrje të partive të reja në skenën politike dhe sa janë afër bashkëpunimit këto parti me njëra tjetrën, ishin temat që u diskutuan në emisionin e mbrëmshëm Klik Plus. Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja Besa u shpreh se bashkëpunimin e sheh shumë afër, njofton TV21.

“Nëse flasim në termat konkret për Aleancë dhe për këshillin unë nuk i shoh si dy forca të cilat janë në antagonizëm mes vete. Unë mendoj se janë kontabile mes vete dhe ato e kanë shumë lehtë që të arrijnë të bashkëpunojnë në zgjedhje”, tha Ibrahimi.

Arben Taravari nga Lëvizja për Reforma pranoi se ekzistojnë takime me Lëvizjen Besa, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.

“Para se t’vim këtu unë dhe Zekirijau pimë kafe bashkë dhe bisedum për kalicionin e ardhshëm por ende nuk kemi arritur në pikën përfundimtare ku do vendosim si do vazhdojmë më tutje”, u shpreh Taravari.

Antari i kyesisë qendrore nga RDK Artan Dika tha se dakordimi për dalje të përbashkët në zgjedhje është një cështje kryesore që duhet të përcaktohet.

“Ne llogarisim që votat ne si aleancë do ti marrim janë shumë më të mëdhaja se votat vec RDK vec LR-PDSH edhe mendojmë që koalicionimi edhe me Lëvizjen Besa, do ti conte një mesazh trë mirë popullatës që ka një shpresë për ta ndryshuar realitetin dhe kjo do të conte një shumëfishjim të votive për opozitën në plotësim pa përjashtuat subjektet tjera si Uniteti apo PPD”, thotë Artan Dika.

Deputeti Zulfi Adili, nga partia Uniteti theksoi se qëllimi i vetëm nuk është futja në qeveri, por ndyshimi i konceptit të shtetit.

“Nëse qëllimi kryesorë qenka pushteti atëherë nuk ka kuptim unifikimi, qëllimi kryesorë duhet të jetë  ndryshimi i konceptit të shtetit funksionimi i ligjeve implantimi real praktik i kushtetutës”, u shpreh Zulfi Adili.

E ndërsa nga PPD-ja, nënkryetari Faton Aliti theksoi se këto parti duhet të zbresin me këmbë në tokë sepse sipas tij një bashkëpunim i opozitës është i nevojshëm.

“Duhet ti ikim mendjemadhësisë pikë së pari  secili nga ne. Të mos mendojmë se në jemi të gjithëfuqishëm dhe do të bëjmë çudira, dua të them së një bashkëpunim i opozitës është i nevojshëm”tha nënkryetari i PPD-së, Faton Aliti.

Sipas Xhelal Nezirit, bashkëpunimi mes partive të vogla nuk është bëra ende, pasi sipas tij ka një mungesë reale të vullnetit për unifikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button