Në Slloveni deri më sot kanë hyrë mbi 230 mijë refugjatë

Sipas të dhënave të policisë sllovene në këtë vend të Bashkimit Evropian deri më sot në orën 12:00 kanë hyrë gjithsej 231 mijë e 935 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, raporton Anadolu Agency (AA)

Njëkohësisht Slloveninë deri më sot e kanë braktisur 216 mijë e 216 refugjatë të cilët kanë kaluar në Austri. Ata në territorin e Sllovenisë vijnë të organizuar në trena dhe autobusë nga Kroacia.

Sipas informacioneve nga terreni forcave policore të Sllovenisë në zgjidhjen e problemeve të shkaktuara nga kriza refugjatëshe u ndihmojnë edhe pjesëtarët e Forcat e armatosura të Sllovenisë. Është bërë e ditur se sot në terren, përveç policëve, ishin edhe 730 ushtarë sllovenë.

Mediat sllovene raportojnë se kryeministri slloven Miro Cerar ka deklaruar se për shkak të krizës së refugjatëve financat publike janë në prag të qëndrueshmërisë fiskale.

Në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore refugjatët në Slloveni filluan të mbërrijnë më 16 tetor të këtij viti, kur Hungaria në tërësi mbylli kufirin e saj me Kroacinë.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Kroacisë tregojnë se në këtë vend që nga 16 shtatori i këtij viti kanë hyrë mbi 412 mijë refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button