Refuzohet ankesa, Zaevi do të gjykohet për mitmarrje

U refuzua, si e pabazë, ankesa e palës mbrojtëse të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev për padinë e ngritur në Gjykatën penale për marrje ryshfet në postin e kryetarit të Komunës së Strumicës. Ai akuzohet se ka pranuar ryshfet prej 200 mijë eurosh nga biznesmeni Ivan Nikollov, për privatizimin e hapësirës shtetërore. Gjysma e parave sipas palës së akuzës është dashur të jenë për Zaevin kurse gjysma tjetër për ndërtimin e kishës në Strumicë.

Ankesat e palës mbrojtëse u hodhën poshtë kurse dëshmitë e palës së akuzës u pranuan të gjitha.

“Aktakuzat e prokurorisë publike për krim të organizuar dhe korrupsion është vërtetuar nag ana e Këshillit për vlerësim pran Gjykatës themelore Shkup 1, në Shkup e cila vendosi në bazë të vlerësimit të aktakuzës ndaj personit 3.3. nga Strumica për vepër penale “Mitmarrje.” – thonë nga gjyqi. Sipas tyre, vendimi është marrë pas vlerësimit të aktakuzës dhe shqyrtimit të fakteve dhe dëshmive.

Lënda do t’i kalojë gjykatësit përkatës nga sektori i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pala mbrojtëse pohon se nuk ka mjaftueshëm dëshmi për këtë lëndë. Për xhirimin që pa shpjegim qarkullon nëpër media, Zaevi kërkoj që të publikohet e plotë që të kuptohet se nuk bëhet fjalë për mitmarrje. Sipas tij, paratë për të cilat bëhet fjalë janë shfrytëzuar për material ndërtuese të kishës, si beton, hekur dhe material të tjera ndërtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button