Rregullohet parkingu përballë Stacionit Policor në Gostivar

Me investim të komunës së Gostivarit, është bërë ri sistemimi i tërësishëm i parkingut, përballë Stacionit Policor, rrafshimi, tamponimi dhe shtruarja me asfalt e komplet hapësirës. 

Është vendosur kanalizimi për ujëra atmosferik dhe puesta. Gjithashtu është rregulluar komplet rrjeti i ujësjellësit me gypa dhe shiberë të ri,  si dhe është bërë ndriçimi publik i parkingut. 

Parkingu është me sipërfaqe 1600 metra katror dhe do të mund të parkohen 22 vetura. 

Parkingu u vu në përdorim  nga kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe Komandanti i Stacionit Policor në Gostivar, Naim Aliu. 

Kryetari Bejta tha se për shkak të lëvizjes dhe frekuentimit të madh të qytetarëve dhe kërkesës së Komandantit të Stacionit Policor, u pa e arsyeshme që të rregullohet parkingu në këtë pjesë. 

“Këtu mungonte një parking dhe në e pamë të arsyeshme që ta rregullojmë parkingun. Ky parking do tu shërbeje gjithëve qytetarëve të cilët kanë nevojë kur vijnë këtu për të nxjerrë dokumentet personale dhe të gjithëve të punësuarve që punojnë në Stacionin Policor. Ne e realizuam këtë. . Ky projekt ka kushtuar 3 milion e 500 mijë denar”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. 

Komandanti i Stacioni Policor në Gostivar, Naim Aliu tha se me rregullimin e infrastrukturës rrugore në rrugën 18 Nëntori, e cila çon drejtë Stacionit Policor të Gostivarit, janë formuar kushtet normale për qarkullimin me vetura dhe parkimin e tyre përreth Stacionit Policor. 

Gjithashtu është rregulluar edhe rrugica anësore përballë parkingut. Rrugica është shtruar me pllaka begatoni me sipërfaqe 300 metra katror. 

Lajme të ngjashme

Back to top button