Shpëtohet një shkupjan, i cili deshi të kërcejë nga një skele në rrugën “Maqedonia”
Alfat policorë kanë arritur të shpëtojnë një shkupjan 42 vjeçar, i cili ka dashur të kërcejë nga skelja në katin e katërt të një ndërtese në rrugën “Maqedonia” në Shkup.
Siç informoi zëdhënësja e SPB-së Shkup, Liza Bendevska, personi S.K. nga Shkup, i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit,. është ngjitur në skelen e ndërtesës dhe është kanosur se do të kërcejë.
Menjëherë pas paraqitjes, pjesëtarë të njësisë Alfa në orën 12:30 minuta kanë arritur ta zbresin S.K nga skeleja dhe ta dërgojnë në Klinikën për toksikologji. /MIA