Përfundon aksioni policor në Francë: tre të vdekur, shtatë të arrestuar (FOTO)

Beteja gjashtë orëshe mes policisë franceze dhe terroristëve të sulmit në Paris mbaroi sapo u nxjerrë personi i fundit nga apartamenti i tij. Gjuajtja me armë filloi rreth orës 4:30 të mëngjesit kur forcat special dhe SWAT rrethuan ndërtesën ku ishte Abdelhamid Abaaound, 27 vjeç, koka e masakrës në Paris ku humbën jetën 129 persona. Ende nuk bëhet e ditur nëse ai është i vdekur ose i gjallë. Një grua e cila mendohet të jetë bashkëshortja e tij thuhet që ka gjuajtur drejt policisë me AK-47 dhe më pastaj ka hedhur veten në erë kur një skuadër e forcave policore hyri në bllokun e ndërtesës. Ndërkohë një snajper qëlloi për vdekje një tjetër të dyshuar për terrorizëm. Policia thonë se shtatë të tjerë janë arrestuar. Të paktën pesë policë janë lënduar gjatë aksionit.

Banorët kanë thënë për Mail Online se ka qenë një periudhë e gjatë me të shtëna intensive dhe të paktën shtatë shpërthime të mëdha të shkaktuara nga bomba vetëvrasëse dhe granata dore. Gjatë aksionit nuk ka pasur pengmarrje.

2E8ED34C00000578-3323196-image-a-53_1447848090458

2E8E63B000000578-3323196-image-a-39_1447841579390

2E8F2E5600000578-3323196-image-m-52_1447848081973

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button