Forumi Rinor Islam filloi me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore

Forumi Rinor Islam filloi me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër degët përkatëse ku vepron FRI-ja.

Kuvend zgjedhor u mbajt në qytetin e Kërçovës ku u zgjedh kryetari i ri i kësaj dege dhe kryesia. Kuvendi zgjodhi Xhemail Ahmedi për kryetar të ri të kësaj dege.
Kuvend zgjedhor u mbajt edhe në qytetin e Tetovës. Edhe në Tetovë kuvendi zgjodhi kryetarin e ri të degës, Mevlan Abazi si dhe kryesinë e kësaj dege.

Në të dy qytetet, përbërjet e vjetra të kuvendeve mbajtën seancë raportuese ku kryetarët e mëparshëm prezentuan para kuvendarëve raportin e aktiviteteve për katër vitet e kaluara.
Kryetarët e posazgjedhur mbajtën fjalime përshëndetëse, ku theksuan edhe synimet e këtyre degëve për katër vitet në vijim.

Kuvend zgjedhor, në javët në vijim, do të mbahet edhe në degën e Shkupit dhe atë të Kumanovës.

Në përfundim të të gjithë kuvendeve zgjedhore nëpër degët ku vepron FRI-ja, do të mbahet edhe kuvendi zgjedhor i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i përgjithshëm i kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button